Jep dorëheqjen kryeministri palestinez Hamdallah
Kryeministri palestinez Rami Hamdallah ka dorëzuar dorëheqjen e tij, vetëm tri javë pas zgjedhjes së tij në këtë post.
Zyra e shtypit ka shpjeguar të enjten se dorëheqja e Hamdallah i është dërguar presidentit Mahmud Abbas për arsye të “konfliktit mbi përgjegjësitë”.
Asnjë detaj më tepër nuk është bërë i ditur për mediat dhe ende nuk është e qartë nëse presidenti palestinez e ka miratuar dorëheqjen e tij.
Hamdallah, një ish-profesor i universitetit, ka marrë detyrën e kryeministrit më 6 qershor, duke zëvendësuar ekonomistin Salam Fayyad, i cili po ashtu dha dorëheqje më 13 Prill.
(er.nu/rel/BalkanWeb)