Myler: Këtë vit “Topi i Artë” i takon një prej Bajernit të Mynihut
Nëse “Topi i Artë” nuk do i shkojë një lojtari të Bajernit të Mynihut, atëherë Tomas Myler mendon se ata nuk do ta fitojnë kurrë më. “Nëse nuk është as këtë herë një nga lojtarët e Bajernit, atëherë nuk do të ketë kurrë një lojtar të Bajernit që do e fitojë këtë çmim”, – tha sulmuesi i Bajernit.
Lidhur me risinë që mund të sjellë trajneri i ri në Mynih, talenti i akademisë shtoi: “Pep ka zhvilluar më tepër lojën me pasime të shkurtra dhe filloi kështu një epokë te Barcelona.” “Konkurrenca? Të gjithë duhet të arrijnë në ekstremet e asaj që mund të japin për ekipin për të siguruar një vend në fushë. Këtë vit kishim konkurrencën më të fortë në skuadër,” – ka përfunduar Tomas Myler.
(d.b/BalkanWeb)