E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia, 420 mijë raste për t’u falur

"Nëse nga ana e debitorëve të organit tatimor, për kategorinë, e cila në zbatim te ligjit, duhet të paguajë 30% dhe 50% të principalit do të likuidojnë brenda afateve procedurale ligjore (deri në datën 31 dhjetor 2011) vlerën rreth 4,3 miliardë lekë, atëherë shuma potenciale e mundshme për t'u falur në zbatim të ligjit do të jetë rreth 28 miliardë lekë.

Në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore funksionojnë Komisionet e administrimit të faljeve. Në këto komisione janë shqyrtuar, falur dhe sistemuar rreth 32.400 raste me vlerë rreth 12.8 miliardë lekë për sa i takon TVSH, tatim fitimi, akcize, tatim i biznesit të vogël, sigurime shoqërore, tatim mbi të ardhurat nga punësimi, lojra fati, gjoba për mos pajisje me pajisje fiskale, etj. Sipas llojit të tatimit dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, janë falur: TVSH 2638 raste me vlerë 1 miliardë lekë, tatim fitimi me 1213 raste me vlerë 876 milionë lekë, kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me 7108 raste me vlerë 194 milionë lekë, tatim mbi të ardhurat nga punësimi 4958 raste me vlerë 125 milionë lekë, tatim mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël 6261 raste me vlerë 181 milionë lekë, etj. 

Këtu përfshihen si detyrimet që falen pa pagesë dhe sistemohen, ashtu edhe ato që falen kundrejt pagesës së 30% të principialit për detyrimet e vitit 2009, 50% të principialit për detyrimet e vitit 2010 apo 100% te kontributeve të sigurimeve shoqërore. Deri në datën 20.09.2011, nga subjektet që kanë paguar detyrimet e prapambetura, janë shqyrtuar dhe kanë përfituar faljen e detyrimeve të papaguara (tatim + kamatevonese + gjobe) 271 raste, nga te cilat 39 raste që kanë paguar 30% te principialit për detyrimet e vitit 2009 me vlerë 812 mije lekë, 145 raste të cilat kanë paguar 50% të principialit për detyrimet e vitit 2010 me vlerë 14 milion lekë dhe 260 raste të cilat kanë paguar kontributin e sigurimeve shoqërore me 100% me vlerë 19.5 milion lekë. Në total vlera e paguar është 34 milion lekë.

 Administrata tatimore iu bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që janë subjekt dhe mund të përfitojnë nga ky ligj, të paguajnë në mënyre vullnetare pjesën e caktuar të principalit në menyre që të perfitojnë faljen e pjesës tjetër te principalit, gjobës dhe kamatë vonesës. Koha e zbatimit të këtij ligji, gjatë së cilës subjektet mund të ushtrojnë të drejtën të përfitojnë nga legalizimi dhe falja është deri në datën 31 dhjetor 2011. Pas këtij afati ligjor Administrata Tatimore do të veprojë në zbatim të detyrimeve të saj, që i ngarkon Ligji i Procedurave Tatimore për mbledhjen e këtyre borxheve.  /Start/

                                                                                             2011-09-27 09:04
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›