E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqjen trajneri i Tiranës

Barazimi i Tiranës me skuadrës e Kastriotit ka detyruar teknikun kroat të skuadrës bardhë e blu të dorëhiqet. Ka qenë vetë Ilia Lonçareviç që ka bërë të ditur vendimin, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj krutanëve. Pas 90 minutave lojë ndeëshja mes Tiranës dhe Kastriotit u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. për ekipin kryeqytetas shënoi Muzaka, në minutën e 52', ndërsa për krutanët, portën e Tiranës e preku topi i goditur nga Roshi, në minutën e 44' të takimit.
Një javë më parë, ekipi i Tiranës u mund nga ekipi i Apolonisë së Fierit. Ndërkohë ekipi i Dinamos vijon serinë e fitoreve. Rezultat pozitiv skuadra e Dinamos ka arritur edhe në fushën e Lacit, duke fituar me rezultatin minimal 1-0. goli për ekipin e Dinamos u shënua nga Malarkane, në minutën e 55'. Në ndeshjen e tretë të Supërligës, ekipi i Shkumbinit të Peqinit ka mundur me rezultatin e pastër 4-1, Teutën e Durrësit.
Për Shkumbinin shënuan Caushaj, në minutën e 4', dhe 45', Mustafaj në minutën e 12' dhe Mustafaj në minutën e 42', duke fundosur "nëndetësen".
Golin e flamurit për ekipin e Teutës e shënoi Hysa në minutën e 72'.
Ndërsa ndeshjet Kategorisë së parë dhanë këto rezeultate; Kamza 2-0 Memaliaj;Lushnja 0-0 Elbasani; Bylis 2-0 Sopoti; Luftetari 3-0 Partizani; Beselidhja 1-1 Burreli; Ada 4-0 Bilishti; Turbina 3-2 Skrapari

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›