E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, përplasen dy makina, 3 të plagosur

Dy makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Aksidenti ka ndodhur në urën e Dajlanit ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë janë plagosur tre persona. Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Policia e cila ndodhen në vendngjarje thekson se shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i njërës prej makinave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›