E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Miss Globe International", për të 6-in vit do të zhvillohet në Shqipëri

Për të gjashtin vit radhazi spektalki ndërkombëtar i bukurisë femërore "Mis Globë Internacional" do të zhvillohet në Shqipëri. Teksa ka zbardhur disa detaje paraprake të spektalkit, producenti i kësaj veprimtari në Shqipëri, regjizori Petri Bozo, tha se zhvillimi i këtij aktiviteti është edhe një mundësi e mirë e promovimit të turizmit. Ndërsa duke zbardhur axhendën e udhëtimeve nëpër Shqipëri dhe Kosovë, Bozo pohon se deri tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar misse nga 56 vende të botës.
Në "Miss Globe Internacional", edhe këtë vit do të garojnë dy vajza shqiptare Mis Shqipëria 2009 e cila do të përfaqësohet nga Artemiona Meidani si dhe Mis Kosova 2007, Arbnora Demaj.
Në këtë edicion, turi i "Miss Globe" do të zgjasë për dy javë rresht. Në këtë periudhë kohore janë përfshirë edhe vizitat në veri të Shqipërisë, madje edhe në Kosovë. Më e bukura e globit do të përzgjidhet në datën 1 nëntor në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" në Durrës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›