E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jepen sot në mbrëmje çmimet Kult

Veprimtaria

Akademia “Kult” organizon sot në mbrëmje edicionin e gjashtë të çmimeve “Kult” në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, ku do të zhvillohet edhe spektakli për më të mirët e vitit. Pas një përgatitjeje tremujore nga juritë e ngritura për kategoritë e ndryshme janë përzgjedhur edhe kandidatët për çmimet përkatëse. Edicioni i gjashtë sjell 44 artistë në garë, të cilët konkurrojnë në 11 fushat: Artisti pamor i vitit, Skenografi i vitit, Libri artistik i vitit, Libri studimor i vitit, Përkthimi i vitit, Aktori i vitit, Aktorja e vitit, Regjia e vitit, Albumi muzikor i vitit, Interpretuesi lirik i vitit dhe Instrumentisti i vitit. Ky edicion sjell edhe dy çmime honorifike.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›