Një mijë e një net me përralla
Zanafilla e kësaj përmbledhjeje, me titull “Një mijë e një net”, ashtu si dhe sfondi i saj historik që i shërben si kornizë, janë me gjasë me origjinë indiane, megjithëse ekziston tashmë një version edhe në arabisht, që i përket shekullit IX. E pasuruar dhe e përpunuar në vazhdimësi përgjatë shekujve, kjo përmbledhje arriti të merrte vetëm më 1400-n formën në të cilën e kemi sot. “Një mijë e një net” është ndoshta përmbledhja më e jashtëzakonshme e historive të së gjithë letërsisë. Preteksti që i jep jetë narracionit dhe që është në zanafillë të titullit është shumë i njohur: princesha Shehrazade arrin të shpëtojë nga vdekja, me të cilën i ndëshkonte sulltani dashnoret e tij të një nate, duke i treguar një numër të pafundmë historish të mrekullueshme, të ngërthyera njëra me tjetrën me mençuri si loja e kutive kineze. Për një mijë e një net sulltani mizor do të dëgjonte i mahnitur aventurat e princeshave të bukura, mbretërve të fuqishëm, xhindeve me fuqi të jashtëzakonshme, apo për personazhet, emrat e të cilëve janë tashmë të njohur, si Aladini, Simbad detari, ose Ali Baba. Në fund të tregimeve, sulltani nuk mund të bënte tjetër veçse të dashurohej me Shehrazaden.
Kryevepra e letërsisë arabe, që prej më se tre shekujsh nuk resht së mrekulluari Perëndimin, vjen në shqip nga shtëpia botuese “Toena”.
#