E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po, e takova

Isa Mustafa ka konfirmuar takimet me Hashim Thaçin, ku është diskutuar shtyrja e zgjedhjeve presidenciale. Por, Kryetari i LDK’së ka tentuar t’i involvojë në këtë proces edhe akterë tjerë, duke përmendur Blerim Shalën. Në AAK mohojnë çdo takim zyrtar me Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin, derisa pohojnë se parimisht mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2013.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa i ka konfirmuar takimet me Kryetarin e PDK’së, Hashim Thaçin, në lidhje me reformën zgjedhore, por nuk ka folur edhe për afatin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Nga varrezat e hebrenjve në Prishtinë, Mustafa të enjten, ka thënë se takimet me Hashim Thaçin kanë pasur qëllim reformën zgjedhore, dhe ka paralajmëruar se idenë e tij do ta vendos edhe në letër.

“Asnjë ndryshim s’ka. Kurrkush s’ka biseduar për afatin e zgjedhjeve sepse konsiderojmë se kjo çështje është me rezolutë e përcaktuar. Është e vërtetë që jam takuar me z. Thaçi, jam takuar edhe kur është hapur autostrada. Kemi biseduar edhe atje. Jam takuar edhe gjatë javës dhe po bisedojmë për çështjet e ecurive të reformës. Ka shumë çështje të cilat duhet të zgjidhen në bazë të marrëveshjeve dhe në bazë të ujdive politike”, ka thënë Mustafa.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›