E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jepet sot masa e sigurisë për zëvendës komandantin e Gardës

Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masën e sigurisë për gardistin Alfred Ahmetcenaj, i cili dyshohet se është një prej autorëve të vrasjeve në demonstratën e 21 janarit.
 

Ahmetcenaj, që është zëvendës komandanti i Gardës së Republikës është ndalur dy ditë më parë nga policia pasi u morr në pyetje për ngjarjet e 21 janarit.

Ndërkohë ditën e djeshme gjykata ka dhënë masën e sigurë “burg pa afat” për shefin e njësisë speciale të Gardës së Republikës Agim Llupo i akuzuar për demostratën e 21 janarit.
 

Ndërkohë zëvendës komandanti i Gardës së Republikës Alfred Ahmetcenaj ka mbi supe akuzën më të rëndë atë të vrasjes në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave dhe sipas nenit 79, gërma DH dhe E mund të dënohet me burgim deri në 20 vjet ose më burgim të përjetshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›