E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertimoret rikthehen ne Hamallaj shembin 12 ndertime pa leje

Pas përplasjes së dhunshme pak muaj më parë ndërmjet policisë dhe banorëve të Hamalljat, Inspektoriati i Ndërtimit ka shembur 12 ndertime pa leje jane të ndërtuara pas vitit 1999 dhe në vazhdim. Këto ndërtime nuk jane klasifikuar si objekte që mund të përfitojne nga ligji i legalizimeve. Kryetari i Bashkisë së Sukthit Yrjan Hasani është shprehur se pas shembjes të këtyre ndërtimeve që janë lokale shërbimi do te krijoje nje siperfaqe prej 15 hektare qe do te kthehet në plazh publik.

“Jemi të vendosur për të respektuar ligjin. Nuk ka pasur ndonjë problem me banorët. Do të bëjmë studimin e zonës së plazhit. Është një sipërfaqe rreth 15 hektarë që do të sistemohet, pastrohet dhe do të jetë një plash public. për gjithë banorët e bashkisë dhe gjithë Shqipërisë” tha Hasani.

Ky aksion ështe kundërshtuar nga pronarët e ndërtimeve pasi ato ishin vendet e punës së tyre. Ndërsa disa pronarë të tjerë lokalesh që janë përzgjedhur sot për prishje kanë nisur vetë heqjen e materialeve të vlefshme duke pranuar në heshtje vendimet për prishje.

Zona e plazhit të fshatit Hamallaj është ende një zonë që frekuentohet pak nga pushuesit në vere per shkak të infrastrukturës rrugore. Megjithëse ndërtimet në këtë plazh janë të pakta, bashkia po synon që me anë të një studimi urbanistik të krijojë një infrastrukture normale për zhvillimin e turizmit.

Aleks Kalemasi                        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›