E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Tirana mbush 91 vjet kryeqytet

TIRANE- Sot më 11 shkurt mbushën plot 91 vjet nga dita kur Tirana mori statusin e kryeqytetit të Shqipërisë. Që prej asaj dite Tirana mori rolin parësor në jetën ekonomike, politike e shoqërore të vendit, por njëkohësisht ky pozicion luajti një rol të madh në zhvillimin e qytetit.

Tirana është shpallur kryeqytet i vendit në Kongresin e Lushnjes më 1920. Por zyrtarisht ajo njihet si kryeqytet i Shqipërisë më 11 shkurt, pasi në këtë datë qeveria e kryesuar nga Sulejman Delvina ka hyrë në Tiranë. Për këtë arsye sot më 11 shkurt 2011 Tirana feston 91-vjetorin si kryeqytet i vendit.
Tirana është krijuar në vitin 1614 nga Sulejman Pasha nga Mulleti. Fillimisht ka pasur vetëm një xhami, aty ku sot është Ushtari i Panjohur, një han(hotel), një plus dhe një furrë. Krijimi i qeverisë së parë me Sulejman Delvinën e ktheu dhe Tiranën kryeqytetin e vendit, qendrën kryesore politike të mbarë vendit
Tani Tirana së bashku me rrethinat shkon në 1 milion banor. Është një qendër politike, ekonomike dhe kulturore e rëndësishme për gjithë vendin.
(s.g/GSH/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›