Trafik droge Shqipëri- Sicili 6 urdhërarreste
KATANIA- Një bandë e akuzuar se drejton një rrjet të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike Shqipëri- Sicili është shkatërruar nga skuadra e policisë e kuesturës së Katanias. Agjencia e lajmeve ansa informon se policia po ekzekuton 6 urdhërarrest me burg.
Urdhërarrestet e firmosura nga skuadra e antimafias e prokurorisë së Kanatinas janë kundrejt 4 shqiptarëve, një greku dhe një italiani. Sipas akuzës organizata kriminale transportone heroinë dhe mariuanë nga Shqipëria, nëpërmjet peshkarexhave dhe barkave në brigjet e Sicilisë, dhe më pas me makinë, korrierët shpërndanin lëndën narkotike në tregun italiane.
Hetimet e policisë së shtetit kanë zbuluar se trafikantët e huaj ishin në kontakt me organizata mafioze kataneze, dhe të mesinës, si dhe me shqiptarë të tjerë rezidentë në Italinë e veriut. Hetimet kanë bërë të mundur sekuestrimin e 35 kg drogë, herionë dhe mariuanë, si dhe të arrestojnë një të këtrkuar shtetas italian nga Mesina i cili ishte i arratisur dhe ishte i dënuar me burg për jetë për akuzën e shoqërizimit mafioz e vrasje. Policia ka sekuestruar gjithashtu dhe armë që i përkisnin organizatës.
(s.g/balkanWeb)