E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Kundër ofensivë Prishtinës në Nju Jork

Sipoas tij, kjo nuk do t'i shkojë përdore Prishtinës, sepse, as Beogradi nuk ka "pushuar". Jeremiç shprehet se gjatë Asamblesë në Nju Jork do të ketë me dhjetra takime me vendet e botës.

 "Gjithsesi duhet patur kujdes sepse Prishtina në atë luftë do të ketë mbështetje të fuqishme. Por gjatë vitit të kaluar me shumë sukses ia kemi dalë që të përballojmë presionet për njohjen e Kosovës kudo që ka pasur përpjekje të organizuara në atë drejtim, andaj jam optimist edhe kësaj radhe", thotë shefi i diplomacisë serbe për gazetën "Veçernje novosti".

 Ndërkaq duke folur për procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Jeremiç thotë se për herë të parë atje do të gjenden vendet më me influencë të botës. Sipas tij, rrethimi i së drejtës ndërkombëtare ngadalë po "shtrëngohet rreth Prishtinës" dhe se më 1 dhjetor do të jetë" momenti i së vërtetës". Jeremiç thotë se pret nga gjykata një formulim të tillë që "madje edhe Prishtina do ta ketë të qartë se s'ka alternativë në qasjen e dialogut".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›