Durrës, ndalohen në Port cifti nga Kosova me 2 fëmijët
Nje 40-vjeçar nga komuna e Gjilanit (Kosovë) dhe bashkëshortja e tij bashkë me dy fëmijët e tyre përkatësisht 15 dhe 9 vjeç janë paraqitur në Port me 4 leje qëndrimi zvicerane, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
DURRES-Dy bashkëshortë nga Kosova bashkë me fëmijët nuk u lejuan mbrëmë të udhëtojnë me traget nga Durrësi drejt Italisë, pasi dokumentat e tyre dyshohet se janë të fallsifikuara.
Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e Policisë së kufirit dhe migracionit, bënë të ditur se "40-vjeçari Bekim Zylfiu, nga komuna e Gjilanit (Kosovë) dhe bashkëshortja e tij, Silvana, 40 vjeç bashkë me dy fëmijët e tyre përkatësisht 15 dhe 9 vjeç janë paraqitur në pikën e kalimit të kontrollit kufirat portual me 4 leje qëndrimi zvicerane, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara".
Sipas burimeve 40-vjeçari Zylfiu është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa bashkëshortja e tij do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të falsifikimit të dokumentave.
(d.b/BalkanWeb)