E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyka: Mund ta mundim Danimarkën

Dëmtimi i Kristi Vangjelit mund të bëjë që 21-vjeçari të jetë një alternativë e mundshme për kroatin në krahun e majtë të mesfushës, duke pasur parasysh se Agolli mund të luajë në mbrojtje.

“Trajneri Kuzhe vendosi që unë të mos luaj me skuadrën Shpresa, megjithë kërkesën e trajnerit Bushati. Stafi i kombëtares më njoftoi se do të vazhdoj të stërvitem me kombëtaren A për ndeshjen e së mërkurës,”- tha Hyka.

Në lidhje me mundësinë për t’u aktivizuar si titullar, Jahmir Hyka u shpreh: “Nuk kam biseduar me trajnerin për këtë, pasi vendime të tilla i takojnë vetëm atij. Unë nund të them se në qoftë se do të luaj, do të jap maksimumin tim për të justifikuar besimin e trajnerit. Do mundohemi të bëjmë më të mirën, duke kërkuar një rezultat pozitiv. Asnjë skuadër nuk futet në fushën e lojës me idenë për ta humbur ndeshjen.”

Danimarka është e vetmja skuadër që nuk e ka provuar shijen e humbjes në këtë fushatë eliminatoresh. “Ata kanë një ekip në të cilin kombinohet futbolli fizik me atë teknik. Por ne mund t’i vëmë në vështirësi duke përdorur mirë topin dhe duke kundërsulmuar shpejt. Nuk është habi që humbja e parë për ta të jetë në “Qemal Stafa, pasi në futboll mund të ndodhë gjithçka,”- përfundoi mesfushori i Maincit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›