Nishani: Kapja e Dajtit, sukses. Po zbardhim “Xhindin”
Ministri i Brendshem Nishani ka vleresuar operacionin per kapjen e Dritan Dajtit si me te sukseshmin. Ai komentoi edhe hetimet per vrasjen e deputetit socialist Xhindi. " Se shpejti do zbardhet plotesisht ngjarja"
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani e ka vlerësuar si më të suksesshmin ndër operacione atë për kapjen e Dritan Dajtit ku humbën jetën 4 policë. Por sot Nishani iu përgjigj mediave edhe rreth hetimeve për zbardhjen e vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi.
Nishani iu përgjigj sot interesimit të medias për analizën e operacionit lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti disa ditë më parë në Durrës, ku humbën jetën katër punonjës të Policisë së Shtetit. Deklaratat e ministrit të Brendsëm, Bujar Nishani e bëri pas ceremonisë për dhënien e gradës së punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Shtetit, e organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë
Nishani tha se "çdo veprimtari ka analizën e saj për atë së cilat mund të jenë ato elemente që mund të përmirësojnë më tej punën e Policisë së Shtetit."
"Natyrisht, misioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Dajti, ishte i vështrirë. Rënia në krye të detyrës e katër, Dëshmorëve të Atdheut, ka qenë moment shumë i dhimbshëm. Por, mos harrojmë që Policia e Shtetit është dhe do të jetë gjithmonë në luftë kundër krimit dhe krimineleve. Në luftë ka shumë beteja dhe në betejë ka edhe të rënë, "tha Nishani. Ai garantoi se siguria dhe rendi për publikun është obligimi më i madh i Policisë së Shtetit.
Por sot Nishani iu përgjigj mediave edhe rreth hetimeve për zbardhjen e vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. Nishani vlerësoi se hetimet po ecin në rrugën e duhur.
"Hetimet mbi këtë ngjarje po ecin brenda parametrave të parashikuara." Ministri Nishani shprehu besimin se hetimet do të sjellin së shpejti zbulimin e autorëve të ngjarjes dhe zbardhjen e saj.
Çështja në fjalë po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të hetimit specialistët e saj më të mirë.
(d.b/BalkanWeb)