Durrës, ndalohen bashkëshortët nga Kosova
Dy bashkëshortë nga Gjilani, së bashku me fëmijët e tyre nuk u lejuan mbrëmë të udhëtojnë me traget nga Durrësi drejt Italisë, pasi dokumentat e tyre dyshohet se janë të fallsifikuara.
"40-vjeçari Bekim Zylfiu, dhe bashkëshortja e tij, Silvana, 40 vjeç bashkë me dy fëmijët e tyre përkatësisht 15 dhe 9 vjeç janë paraqitur në pikën e kalimit të kontrollit kufitar portual me 4 leje qëndrimi zvicerane, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara", bënë të ditur burime nga policia e Durrësit.
Sipas tyre 40-vjeçari Zylfiu është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa bashkëshortja e tij do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të falsifikimit të dokumentave.