E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Rugova vlerësim historik

Prishtinë -Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit Rugova, sot në trevjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Thaçi tha se është një traditë e mirë e institucioneve të Republikës së Kosovës për respektimin e personaliteteve bartëse të institucioneve. “Kjo ardhje sot te Presidenti Rugova është homazhi i parë në shtetin e pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës, i vlerësimit të personalitetit të tij në procesin në konstituimit të angazhimeve për pavarësinë e Kosovës”-deklaroi Thaçi.

Kryeministri kosovar shtoi se “kemi punuar gjatë me të, në një periudhë kohore për këtë që sot e kemi”, duke shtuar se do të vazhdojmë me përkushtimet më të mëdha si institucione, për të pasur sukses edhe më të madh, për të respektuar të kaluarën e të gjitha përkushtimeve që kanë ndodhur në Kosovë."Presidenti Rugova do ta ketë vlerësimin historik, një vlerësim, i cili do të respektohet prej institucioneve dhe qytetareve të Kosovës", theksoi Kryeministri Hashim Thaçi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›