E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Kosova nuk do të jetë shtet, sa të jetë shtet Serbia

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se për marrëveshjen Serbi Kosovë,  esenciale ka qenë vizita e ministrit gjerman në Beograd të enjten, Guide Ëestervelle. Dje shefi i diplomacisë gjermane kishte thënë e merita për marrëveshje është e kryeministrit Hashim Thaçi.

E kur ka folur për marrëveshjen , Jeremiç ka thënë se Kosova në organizatat rajonale nuk do të prezantohet si shtet sepse, sipas tij, Kosova nuk do të jetë shtet përderisa te jetë jetët shtet Serbia.

Jeremiç ka shfaqur shpresën se Serbia tani është një hap afër kandidimit, por ka shtuar se nuk duhet nënçmuar kushti rumun për kandidim me përmirësimin e pozitës së vllahëve në Serbi. / Koha.net

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›