Jemen, betohet presidenti i ri
Abd-Rabbu Mansour Hadi ka bërë sot betimin si presidenti i ri i Jemenit. Lajmin e bën të ditur televizioni i Jemenit. Mansou Hadi është zgjedhur në krye të shtetit disa ditë më parë, në zgjedhjet ku ai ishte kandidati i vetëm.
Kandidimi dhe zgjedhja e tij është pjesë e një marrëveshjeje të mbështetur nga SHBA-ja, me negocimin e vendeve të Gjirit Persik.
Marrëveshja kishte për qëllim largimin nga skena politike të presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili bëhet kështu lideri i katërt që largohet nga pushteti pas protestave të pranverës arabe. / G. Ndoja