Jeremic: Kosovanuk mori pjesë si shtetnë Samitin e Sarajevës

BEOGRAD- E ndërsa Prishtina zyrtare e konsideron përfaqësimin e barabartë të Kosovës me shtetet e tjera në Sarajevë si një njohje unanime ndërkombëtare për vendin, Beogradi pretendon se pjesëmarrja e Kosovës në samitin e sotëm mes BE-se dhe Ballkanit Perëndimor ishte në linjë me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këtë e ka pohuar vetë ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic, në përfundim të takimit, i cili theksoi kënaqësinë e Beogradit, përsa i përket formatit të Prishtinës në konferencë.
“Kosova nuk mori pjesë në takim në cilësinë e një shteti të pavarur por si një territor nën administrimin e OKB- ka thënë Jeremic, cituar nga Ansa.
Shefi i diplomacisë serbe shtoi se Serbia nuk do të marrë pjesë kurrë në asnjë takim apo mbledhje në të cilin Prishtina do të prezantohet nën një tjetër veshje. Sipas tij, në konferencën e Sarajevës, ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni ishte në krah të kreut të UNMIK-ut, Lamberto Zanier dhe u prezantua pikërisht nga ai.
Tema e konferencës së sotme -ka thënë Jeremiç, - nuk ishte statusi i ardhshëm i Kosovës, i cili vazhdon të jetë objekt shqyrtimi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
“Të gjithe po presim me padurim vendimin e gjykatës, që padyshim do të ndikojë në të ardhmen e procesit të përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës”- ka përfunduar Jeremiç.
(m.a/News24/BalkanWeb)