E Diel, 1 Nëntor 2026

Miloshoski: Shkupii gatshëm të fillojënegociatat me BE

SARAJEVë- Republika e Maqedonisë ka pasur rast të tregojë para vendeve anëtare të BE-së dhe para përfaqësuesve evropianë se jemi vend që është i gatshëm t'i vazhdojë reformat, se jemi vend që plotëson detyrimet e marra dhe se jemi të gatshëm t'i fillojmë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Miloshoski pas përfundimit të një takimi në kuadër të Samitit të Sarajevës.

''Nga Bashkimi Evropian presim që të jetë i përkushtuar që nga detyrimet e ndërmarra, të na mundësojë këtë hap të ardhshëm për negociatat për anëtarësim, që për Maqedoninë, për Greqinë, për rajonin dhe për BE-në do të thotë ruajtje e kredibilitetit dhe përparim i stabilitetit me bashkëpunimin rajonal'', theksoi Miloshoski.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›