E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, shqiptarii dënuar në Itali, Mediat:Viktimë e një gabimi

BRITANI- BBC raporton se një shqiptar ka rënë viktimë e një gabimi në sistemin europian të urdhërarresteve. Edmond Arapi i cili jeton në Britaninë e Madhe prej më shumë se 10 vjetësh u dënua në mungesë nga një gjykatë italiane me 16 vjet heqje lirie për një vrasje të cilën ai pretendon se nuk e ka kryer.
Babai i tre fëmijëve po lufton kundër kërkesës së Italisë për ekstradim dhe historia e tij është pasqyruar në disa prej mediave më prestigjioze britanike.
Arapi, një shef kuzhine, rezident i ligjshëm në Itali dhe i martuar me një shtetase britanike u shpall fajtor dhe u dënua për vrasjen e një italiani në Genova të Italisë në tetor të vitit 2004.
Kur ai u arrestua në aeroport ndërsa kthehej nga Shqipëria në qershor të 2009-ës ai mbeti i shokuar.
“Krejt papritur 3 policë më rrethuan dhe më thanë se isha nën arrest për vrasje. Mendova se ishte ndonjë shaka apo ndonjë kamera e fshehtë” ka thënë Arapi për BBC.
Ai ka kaluar 12 muajt e fundit i përfshirë në një betejë ligjore për të pastruar emrin e tij dhe për të evituar ekstradimin , ndërsa ka mbledhur prova që tregojnë se nuk ndodhej në Itali në kohën kur ndodhi vrasja.
Arapi thotë se autoritetet italiane kërkojnë në të vërtetë një bashkëfshatarin e tij i cili përdorte të njëjtin pseudonim me të dhe kërkohet edhe nga autoritetet shqiptare për krime të tjera.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›