E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullorja, Topalliemëron Rucinnë vend të Idrizit

TIRANE- Pas letrës së hapur drejtuar kryetares së Kuvendit nga Gramoz Ruci për shkelje të ligjit në ngritjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që sic shkruan ai, është bërë pa marrë më parë propozimet nga Grupi Parlamentar i PS, si dhe për vendosjen në listën prej 5 anëtarësh të emrit të deputetit Shpëtim Idrizi, vjen edhe reagimi i Kuvendit.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, të bërë publike në faqen zyrtare të Parlamentit, sqarohet se në vend të deputetit Idrizi, emërohet anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Gramoz Ruci.

“Në mbështetje të nenit 13, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, për shkak të mosmarrjes pjesë të deputetit Shpëtim Idrizi në mbledhjet e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të datave 1 dhe 2 Qershor 2010, Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli vendosi që, deputeti Gramoz Ruçi të emërohet anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në vend të deputetit Shpëtim Idrizi“, - thuhet në deklaratë.

Në këtë mënyrë plotësohet një nga pikat ku Ruci shkruante se opozita kishte në Këshill 4 nga 5 vende, ndërsa deputeti Idrizi nuk përfaqësonte Partinë Socialiste por një grupim tjetër politik pjesë e mazhorancës qeverisëse, cka sipas tij përbente një provokim të hapur nga ana e zonjës Topalli dhe orvatje për emërimin e opozitës fiktive. Gramoz Ruci është në këtë mënyrë anëtari i pestë i opozitës në Këshillin e Rregullores.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›