E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, 4 burrambajtën peng edhunuan një 15-vjecare

SERBI- Policia serbe e Leskovcit arrestoi sot katër burra nga qyteza Bojnik të moshës nga 58 deri 67 vjeçe për shkak të dyshimit se me muaj të tërë kanë dhunuar dhe mbajtur peng një 15 vjeçare. Lajmi bëhet publik nga agjencia Makfax.

Burime të policisë serbe, bëjnë të ditur se vajza e cila jeton në të njëjtin qytet ka mbetur shtatëzënë. Kryeshefi i policisë Dejan Radenkovic ka deklaruar se njëri prej katër dhunues është kumbari i vajzës.

"Vajza është në muajin e tretë të shtatëzanisë, ndërsa të katër dhunuesit kanë pranuar veprën penale", deklaroi Radenkovic. Policia kundër kumbarit të vajzës do të parashtrojë edhe kallëzim penal.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›