Greqi, vazhdojnë protestat kundër Memorandumit
ATHINE- As shiu i madh që ra mbrëmë në kryeqytetin grek dhe as fundjava e shpirtrave të Shenjtë, ditë e kalendarit fetar që respektohet në Greqi, nuk u bënë pengesë që qytetarët e indinjuar, të mblidheshin në sheshin qendror të Athinës për të protestuar në mënyrë paqësore kundër Memorandumit të masave ekonomike të miratuara nga qeveria.
Sheshi Sintagma në ditën e 19 u pushtua nga mijëra qytetarë, të cilët nëpërmjet tubimeve të vazhdueshme e masive kërkojnë të dënojnë politikat që e kanë çuar vendin në një rrugë pa krye, sipas tyre.
Me parrulla nga më të ndryshmet si: “Memorandumi nuk është ilac, por helm, pacientët do të vdesin” “Greqi ke uri, por mos u përkul”, me flamuj grekë në duar, njerëzit këndonin himnin kombëtar dhe protestonin paqësisht.
Ajo që iu jep protestave të ditëve të fundit një tjetër peshë, është fakti se ato janë organizime jo-partiake gjë që dëshmon se njerëzit nuk dalin në shesh për të mbështetur ndonjë parti politike. E vetmja parti, për të cilën ata janë bashkuar dhe mbështesin në këto caste, është Greqia.
Masat e programit afatmesëm kanë revoltuar qytetarët, të cilët thonë se ky sistem politik i bën të varfrit akoma më të varfër dhe shkatërron pasurinë publike në vend. Protestuesve iu bashkua edhe një grup i madh motociklistësh që përshkuan plot zhurmë rrugën Amalia pranë sheshit ku zhvillohet protesta.
Në datën 15 Qershor, dita kur plani afatmesëm i masave ekonomike do të dërgohet për t’u miratuar në Parlament, është paracaktuar si dita e një greve të përgjithshme. Protestuesit kanë bërë të ditur se të mërkurën do të formojnë një zinxhir njerëzor rreth Parlamentit dhe do të bashkojnë forcat me punonjësit e sektorit privat dhe atij shtetëror.
Protesta të ngjashme vazhdojnë të zhvillohen edhe në shumë qytete të tjera të Greqisë.
(balkanWeb)