Jeremiç: Mes Malit të Zi dhe Kosovës nuk ka kufi
Ai i bëri këto deklarata duke komentuar çështjen e demarkacionit të kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, e kërkuar kjo nga autoritetet kosovare.
Jeremiç tha se Beogradi është në dispozicion të Podgoricës për ç”do shqyrtim teknik të kufirit, që tashmë është i shënjuar qartë”, dhe se bisedimet me cilëndo palë të tretë, Serbia i përjeton si rrezikim të integritetit territorial, gjë që, sipas tij, nuk do të lejohet.
Ministri i Jashtëm malazez, Milan Rocen vlerësoi se çështja e demarkacionit të kufirit të Malit të Zi dhe Kosovës është një çështje teknike, dhe se ekziston vullnet i mirë për zgjidhjen e saj.
Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka akuzuar autoritetet malazeze se “po i mbyllin sytë qëllimisht” ndaj çështjes së kufirit.