E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdete Daka emërohet kryetare e KQZ-së

Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se emërimi është bërë në bazë të Nenit 84, pika 26, dhe Nenit 139, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenit 61 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Daka është betuar dje para presidentit Sejdiu, në një takim ku merrnin pjesë edhe anëtarët e tjerë të KQZ-së.
Ndryshe, ditë më parë ish-kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta ka dhënë dorëheqje për shkaqe shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›