E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Kosovëmarrëveshje kufitarepër sezonin turistik

KUKES- Nënshkruhet në Morinë të Kukësit marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës për lehtësimin e lëvizjes në të dyja anët e kufirit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar sot nga dy ministrat e Brendshëm të dy vendeve Lulëzim Basha dhe Bajram Rexhepi si dhe nga dy krerët e policive, Hysni Burgaj dhe Behar Selimi, kontrolli do të ushtrohet vetëm në njërën nga pikat doganore.

Kështu nëse shtetasit kosovare do të hyjnë në Shqipëri për pushime gjatë sezonit turistik kontrolli i tyre do të bëhet vetëm në pikën kufitare të Kukësit, pra në Morinë, dhe anasjelltas për shtetasit shqiptarë që kërkojnë të hyjnë në tokën kosovare.

Marrëveshja do të jetë në fuqi përgjatë 3 muajve të sezonit turistik veror.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›