E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kundër sulmit ushtarak ndaj Iranit

Me anë të një deklarate për shtyp, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, tha se Rusia gjykon se një ndërhyrje e armatosur kundër Iranit do të ishte një gabim shumë i rëndë.

Komentet e ministrit rus vijnë një ditë pasi Presidenti izraelit foli lidhur me mundësinë e këtij sulmi.

"Qëndrimi ynë lidhur me këtë pikë është i njohur: ky do të ishte një gabim shumë i rëndë, me pasoja të paparashikueshme", deklaroi Lavrov./Start/

                                                                                             2011-11-07 10:53
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›