E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani me bombë bërthamore brenda pak muajsh?

Ky është mendimi i ekspertëve ndërkombëtare i dhënë në raportin e Agjencisë së Energjisë Atomike që do të prezantohet këtë javë, shkruan “Haaretz”.

Sipas ekspertëve perëndimorë, shkencëtarët iranianë kanë fituar njohuritë e duhura lidhur me armët bërthamore nga shkencëtarët rusë, pakistanezë dhe të atyre nga Koreja e Veriut.
    
Sipas një raporti në të përditshmen amerikane, “The Washington Post”, inteligjenca po ashtu mbështet shqetësimet se Irani ka vijuar të bëjë kërkime për armë bërthamore edhe pas vitit 2003, kur agjencitë amerikane të inteligjencës besuan se Irani kishte bllokuar kërkimet pas presionit ndërkombëtar.

Fuqitë perëndimore besojnë se Irani po përpiqet që të zhvillojë armë bërthamore nën mbulimin e programit për energji bërthamore i destinuar për qëllime paqësore. Teherani zyrtar mohon se kërkon të prodhojë bombë bërthamore, duke thënë se pasurimi i uraniumit kryhet vetëm për impiantet bërthamore të energjisë.

SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe aleatët e tyre kanë vendosur sanksione të shumta kundër Iranit, ndërkohë që së fundi ka nisur të qarkullojnë raporte edhe për një sulm të Izraelit (më pas edhe nga SHBA-të dhe Britania e Madhe) mbi Iranian./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-07 12:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›