E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanadaja kundër ndihmës së FMN-së për Eurozonën

"FMN-ja është për të ndihmuar vendet me financa të dobëta. Vendet e euros janë relativisht të pasura", deklaroi ministri kanadez i financave, Jim Flathery, në një intervistë për të përditshmen gjermane të biznesit "Handeslblatt" që publikohet të hënën.

"Vendet më të forta në Evropë duhet të vënë në dispozicion mjete financimi për zonën euro", shtoi Flathery, vendi i të cilit bën pjesë në G20.

Flathery thotë se ndihma e FMN-së për Eurozonën do u justifikohet me vështirësi amerikaneve dhe japonezëve, vende me borxhe të mëdha, të cilët do të kontribuojnë nëpërmjet FMN-së për të ndihmuar eurozonën./Start/

                                                                                             2011-11-07 09:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›