Pentagoni ka ne plan te shkurtoje mijera trupa tokesore amerikane
Administrata e presidentit Obama beri te njohura hollesite e shkurtimeve te medha ne buxhetin amerikan te mbrojtjes nje levizje qe do te rezultonte ne nje ushtri me te vogel dhe me te efektshme pas konflikteve ne Irak dhe ne Afganistan. Shkurtimet qe pritet te njoftohen nga presidenti dhe te miratohen nga Kongresi do te sjellin nje ulje te pagave dhe pensioneve te ushtarakeve mbylljen e disa bazave dhe nje pakesim te konsiderueshem te numrit te trupave tokesore.
Shkurtimet do te prekin me shume forcat tokesore dhe ato detare. Sipas sekretarit te Mbrojtjes Leon Paneta ato do te sjellin nje kursim prej 259 miliarde dollaresh ne nje periudhe 5 vjecare.
Me kete buxhet ne kemi ne plan ta ulim numrin e forcave tokesore ne 490 mije vete nga 562 mije qe eshte tani. Numri i marinsave po ashtu do te pakesohet nga 202 mije qe eshte tani ne 182 mije vete tha Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta.
Ndersa po e pakeson me dhjetra mijera vete numrin e trupave tokesore ushtria amerikane po ashtu do te ngadalesoje blerjen e avioneve luftarake F-35 dhe do te mbylle nje numer bazash ushtarake.
Por buxheti i ri do te rritet ne fusha te tjera si sistemet e avioneve pa pilot dhe per forcat speciale te cilat vrane vitin e kaluar Osama Bin Ladenin.
Strategjia e re e kthen vemendjen e Shteteve te Bashkuara ne rajonin e Paqesorit dhe drejt kercenimeve te mundshme nga Kina e cila po fuqizohet dhe Koreja e Veriut me synime berthamore nderkohe qe vazhdon te ndjeke me kujdes edhe zhvillimet ne Lindjen e Mesme.
Perparesi tani eshte forcimi i kapaciteve detare dhe ajrore.
Strategjia e re po ashtu parasheh qe marinsat dhe forca detare ti pershtaten te ardhmes me misione stabilizimi dhe luftarake sipas nevojes dhe duke u perqendruar me teper tek keto rajone kritike thote zoti Paneta.
Analisti per mbrojtjen Matt Irvine i Qendres per Sigurine e Re amerikane ne Washington thote se synimi i administrates eshte ta ndryshoje shperndarjen e trupave duke pakesuar ato tokesore te cilat ishin shtuar se tepermi ne luftrat pas 11 shtatorit.
Numri i forcave tokesore i nevojshem per te mbeshtetur keto rotacione forcash eshte pakesuar. Ne te njejten kohe ekziston nje argument strategjik sipas te cilit forcat tokesore mund te fuqizohen me shpejt se sa ato detare dhe ajrore pra pakesimi i forcave tokesore eshte nje veprim me i sigurte ne afat te shkurter sepse ato mund te fuqizohen me shpjet ne se paraqitet nje kercenim i ri.
Keto kercenime mund te vijne nga Irani dhe nga pika te tjera te nxehta te Lindjes se Mesme ku forcat amerikane do ta ruajne pranine e tyre edhe pas terheqjes dhe pakesimit te trupave nga Iraku dhe Afganistani.
Buxheti i Pentagonit perballet me nje shqyrtim te kujdesshem kete vit zgjedhjesh ne kushtet kur kundershtaret e Presidentit Obama e akuzojne administraten e tij per dobesimin e ushtrise dhe te tjere vene ne pikepyetje pakesimin e forcave amerikane nderkohe qe ne Afganistan vazhdon ende lufta me forcat tokesore.