Greqia: Përballje me Shkupin edhe në Hagë

Greqia duket e vendosur për të kundërshtuar Shkupin për cështjen e emrit deri në Gjykatën e Hagës.
Ministria e Jashtme greke konfirmoi se do të ballafaqohet me zyrtarët e Shkupit në Gjykatë, pas një padie të ngritur nga këta të fundit me pretendimin për mosrespektimit të Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 për çështjen e emrit.
"Greqia do shkojë para Gjykatës Ndërkombëtare me vetëbesim dhe vendosmëri nisur nga argumentat e saja të plota dhe të qarta " theksoi zëdhënësi i Ministrisë.
Sipas tij, me këtë aksion, Qeveria e Shkupit sërish vërteton se nuk është e interesuar për zgjidhjen e kontestit lidhur me emrin përfundimtar të vendit, siç është e nënvizuar në Rezolutën 845 të Këshillit të Sigurimit të miratuar në vitin 1993.