E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi mundFiorentinën, Xhenoafiton në derbi

MILANO- Interi ka fituar 2-1 në “Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës, duke u ngjitur në kuotën e 47 pikëve, 5 më pak se Milani. Zikaltërit kanë rihapur në këtë mënyrë Serinë A dhe e kanë bërë këtë në një prej fushave më të vështira të Italisë.

Kamporeze shënoi një autogol në minutën e 6-të, duke i dhënë avantazhin Interit. Por, vjollcët nisën të ushtronin presion dhe në minutën e 33-të barazuan me Paskual, i cili goditi nga larg në formë krosi dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Interi ishte i frikshëm në fushë, duke krijuar një seri rastesh, sidomos me Stankoviç. Por, ishte Xhampaolo Pacini ai që mposhti portierin Boruc, pas një asisti të Samuel Eto, i cili bëri gjithçka mirë nga e djathta.

Në takimin tjetër të luajtur sot, Xhenoa fitoi derbin e qytetit, duke mundur 1-0 Sampdorian. Ishte braziliani Rafinja ai që shënoi golin e vetëm të ndeshjes, ndërkohë që Sampi vazhdon krizën, pavarësisht fitores 3-1 me Bolonjën ditën e diel.

(e.n/A.Latifi/Balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›