E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: “Pas vendimit të GJND-së, statusi i Kosovës i hapur”



Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç shprehet se është e mundur se marrëveshja interim e tregtisë mund të zhbllokohet në fillim të 2010. Ai tha se Serbia mund të dërgojë gjithashtu dhe kërkesën për të kandiduar në BE. Marrëveshja tregtare, është pjesë e marrëveshjes SAA- e firmosur në prill 2008, dhe që u pezullua menjëherë, në pritje të bashkëpunit të plotë mes Beogradit dhe gjykatës së Hagës. Në një intervistë për të përditshmen beogradase, “Danas” Jeremiç tha se shpresonte se shumë shpejt do të arrihej në një konsensus për cështjen e BE-së ashtu sic ishte arritur mbi Kosovën. Jeremiç deklaroi se çështja e statusit të Kosovës do të mbetet e hapur deri pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë opinionin e saj mbi ligjshmërinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga shqiptarët etnikë për krahinën serbe. Ministri beson se Prishtina për herë të parë “do të lihet mënjanë” e detyruar që të kërkojë kompromis përsa i përket statusit të saj.

Vojsllav Shesheli dënohet me 15 muaj burgim

Gjykata e krimeve të luftës dënoi udhëheqësin ekstremist nacionalist serb Vojsllav Sheshel për përbuzje ndaj gjykatës dhe e dënoi atë me 15 muaj burgim. Gjykata e Hagës e shpalli atë fajtor, nën akuzat për zbulimin e identitetit të pseudonimeve të tre dëshmitarëve të mbrojtur në një libër të shkruar prej tij. Gjykata po ashtu i dha urdhër atij ta heqë librin nga faqja e tij në internet deri më 7 gusht. Më parë, Gjykata e Hagës kishte lëshuar një urdhër për mbrojtjen e identitetit të dëshmitarëve nga rreziku i raprezaljeve ndaj tyre. Ata kishin dëshmuar me emra të rremë, me teknologji që ua ndryshonin zërin. Sheshel, që vazhdon të jetë udhëheqës i Partisë Radikale të Serbisë, ndeshet po ashtu me një tjetër akuzë nga Gjykata e Hagës, atë të krimeve kundër njerëzimit. Gjyqi ndaj tij është pezulluar që nga shkurti, kur gjykata mori vendimin se nuk do të ishte e mundur të garantohej siguria e 10 dëshmitarëve të tjerë.

27 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›