E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Pasaporta biometrike për qytetarët e Kosovës

Beograd -Pasaportat biometrike do t'u jepen edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe se kjo sipas tij nuk është çështje politike, por teknike-ka deklaruar shefi i diplomacisë serve Vuk Jeremiç. “Do të zbatohen kontrolle të veçanta sigurie për qytetarët e Kosovës të cilët do të kërkojnë pasaporta, për shkak të "rrethanave të veçanta të sigurisë"-tha Jeremiç.

Një deklaratë e tillë, vjen pas paraljmërimeve kohë më parë nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, sipas të cilave Serbia nuk duhet të japë pasaporta biometrike për qytetarët serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›