Jeremiç: Raporti për EULRX, sipas kërkesës serbe
Beograd - Beogradi zyrtar shprehet i sigurtë se definomi i misionit EULEX do të jetë neutral edhe pse ende nuk ka marrë në dorë raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, Ministri i Punëve të Jashtme serbe, Vuk Jeremiç shprehet se ka marrë informata që mbështesin kërkesën serbe lidhur me këtë çështje. Ai tha se pas bisedimeve që i ka zhvilluar me homologun portugez, Luis Amado, i është thënë se mospajtimi i palës shqiptare me këtë plan është konstatuar në aneksin e raportit.