E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon greva e punëtorëve të arsimit

Shkup (Start) - Vazhdon greva e të punësuarve në arsim dhe kulturë, vazhdon edhe sot krahas trysnive për të cilat të hënën informoi Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK). Greva ka paralizuar të gjithë arsimin në republikën e vogël ballkanike. Kryetar i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës SASHK, organizator i grevës Dojçin Cvetanovski tha se greva ka filluar kudo. “Ka pesë ose gjashtë përjashtime, ku greva nuk ka filluar, për shkak të presioneve nga drejtorët apo kryetarët e komunave", deklaroi Cvetanovski. Greva ka përfshirë që nga arsimi fillor e deri tek ato shkencor.

Vendimin për grevë të përgjithshme e mori Këshilli i SASHK-ut të shtunën pas negociatave të pasuksesshme me qeverinë për plotësimin e kërkesave të tyre.

SASHK kërkon që brenda fundit të vitit të nënshkruhen marrëveshjet kolektive në punët për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve, në arsimin e lartë, shkencë, ndryshimet dhe plotësimet e marrëveshjes kolektive në sektorin e kulturës dhe të gjitha këto të zbatohen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Kompensimi për ushqimin të paguhet në vlerën e 20 për qind të rrogës mesatare në nivel shtetëror dhe të zbatohet nga fillimi i vitit të ardhshëm, ndërsa kompensimi për transportin të jetë në vlerën e shpenzimeve reale të punonjësit që i paguan për mbërritjen deri në vendin e punës dhe për kthimin në shtëpi.

Një kërkesë tjetër e grevistëve është edhe ndryshimi i kontratave të punës në arsim, shkencë dhe kulturë nga kontrata me kohë të caktuar në kontrata në kohë të pacaktuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›