Jeremiç: Serbi, BE të nënshkruajnë MSA
Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç ftoi vendin e tij dhe Bashkimin Evropian, që të nënshkruajnë marrëveshjen për stabilizim-asocim, përderisa Serbia organizon zgjedhjet elektorale muajin e ardhshëm, në të cilat mund të ndodhë që të mbizotërojnë politikanët e linjës së fortë.
"Marrëveshja e ardhshme do të jetë më lehtë të arrihet nëse e gjithë Serbia – përfshirë edhe Kosovën – lëvizë njëzëshëm drejt qëllimit të përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian", shkruan Vuk Jeremië në të përditshmen International Herald Tribune.
Raportet e Serbisë me BE-në janë në pikën më të ulët, sepse pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian e njohu pavarësinë e Kosovës