E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr, digjet një banesë

 

Kati i parë i një banese është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar kështu 5 milion lekë dëme

Fushë-Krujë. Kati i parë i një pallati është përfshirë nga flakët dhe ka shkatuar panik te banorët e tij. Ka qenë apartamenti i Gjergj Latës ku ka rënë zjarri. Menjeherë fqinjët i kanë ardhur në ndihmë, pasi një prej pjesëtarëve të familjes Lata është i paralizuar. Por ndërhyrja e zjarrëfikësve në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur lokalizimin e flakës dhe mos rrezkimin për përhapjen në banesat e tjera. Ekspertët mendojnë se zjarri është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik. Ndërkohë është bërë vlerësimi i dëmit dhe ai kap shifrën 5 milionë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›