E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruecker: Serbia të mos e kalojë "linjën e kuqe"

Kryeadministratori i Kosovës, Joachim Ruecker, u deklaroi mediave në Beograd se Serbia nuk do të duhej të mbante zgjedhje lokale në territorin e Kosovës, pasi kjo paraqet shkelje të rezolutës 1244.

"Jemi konsultuar me Grupin e Kontaktit, e kemi mbështetjen e Nju Jorkut. Konsideroj se në Bashkësinë ndërkombëtare ekziston pajtueshmëri e gjërë se Serbia nuk duhet ta kalojë këtë linjë të kuqe", tha zoti Ruecker dhe shtoi se "për UNMIK-un zgjedhjet parlamentare nuk janë problematike, por ato nuk do të mbështeten e as nuk do të pengohen".

Më tutje, ai tha se ndarja e Kosovës është e papranueshme.

"Sipas rezolutës 1244 ne kemi detyrimin që të luftojmë për një Kosovë demokratike dhe multietnike", tha Joachim Ruecker.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›