E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Serbia bashkëpunim me drejtësinë amerikane

Bisedimet mes SHBA dhe Sërbisë po vazhdojnë, me shpresën se "muzika" do të përfundojë me sjelljen para drejtësisë amerikane të qytetarit sërb Miladin Kovaçeviç.

Pikërishtë për këtë çështje edhe një herë foli senatori demokrat i New York-ut, Charles Schumer me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.

Senatori Charles Schumer mesohet t'i ketë thënë ministrit serbë, se nuk ka asnjë nocion tjetër rreth kërkesës amerikane për të kërkuarin Miladin Kovaçeviç, çdo pretendim nga pala serbe se ai do të gjykohet nga Serbia, është krejtësisht i pa pranueshem", prandaj silleni menjëher dhe dorëzojeni Kovaçeviçin, citojn gazetat e New York-ut.

Ish basketbollisti serb i Universitetit të Binghamton, në New York, është i vetmi i akuzuar për rrahjen brutale të studentit amerikan me origjinë hebraike, Bryan Steinhauer në një klub nate "Rathskeller Bar" në Binghamton më 4 maj 2008.

Ai mundi të largohej nga SHBA-së me ndihmën e konsullatës Serbe, në Neë York, e cila pagoi 100 mijë dollarë, një lloj kushti në Amerikë për të dalë nga burgu - (out bail).

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, i tha senatorit Chuk Schumer se "Qeveria e Serbisë e ka kuptuar se sa serioze është kjo situatë, prandaj ne dëshirojmë të bashkëpunojmë me drejtësinë amerikane".

Senatori demokrat i Neë York-ut, Charles Schumer e falënderoi Jeremiçin për rëndësinë që i ka kushtuar Serbia kësaj çështje, por i tha atij se pret sa më parë të shohë se ju me të vërtet po veproni, në këtë situatë.

Senatori i Nju Jorkut, Chuck Schumer, kohë më parë tha se SHBA-të mund t'i bllokojnë 50 milionë dollarë ndihma Serbisë, në se ajo nuk dorëzon Miladin Kovaçeviç-in, personin që kërkohet nga drejtësia amerikane, për rrahjen deri në "vdekje" të një qytetari amerikan me origjinë hebreike. (B.Sina/INA) Bisedimet mes SHBA dhe Sërbisë po vazhdojnë, me shpresën se "muzika" do të përfundojë me sjelljen para drejtësisë amerikane të qytetarit sërb Miladin Kovaçeviç.

Pikërishtë për këtë çështje edhe një herë foli senatori demokrat i New York-ut, Charles Schumer me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.

Senatori Charles Schumer mesohet t'i ketë thënë ministrit serbë, se nuk ka asnjë nocion tjetër rreth kërkesës amerikane për të kërkuarin Miladin Kovaçeviç, çdo pretendim nga pala serbe se ai do të gjykohet nga Serbia, është krejtësisht i pa pranueshem", prandaj silleni menjëher dhe dorëzojeni Kovaçeviçin, citojn gazetat e New York-ut.

Ish basketbollisti serb i Universitetit të Binghamton, në New York, është i vetmi i akuzuar për rrahjen brutale të studentit amerikan me origjinë hebraike, Bryan Steinhauer në një klub nate "Rathskeller Bar" në Binghamton më 4 maj 2008.

Ai mundi të largohej nga SHBA-së me ndihmën e konsullatës Serbe, në Neë York, e cila pagoi 100 mijë dollarë, një lloj kushti në Amerikë për të dalë nga burgu - (out bail).

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, i tha senatorit Chuk Schumer se "Qeveria e Serbisë e ka kuptuar se sa serioze është kjo situatë, prandaj ne dëshirojmë të bashkëpunojmë me drejtësinë amerikane".

Senatori demokrat i Neë York-ut, Charles Schumer e falënderoi Jeremiçin për rëndësinë që i ka kushtuar Serbia kësaj çështje, por i tha atij se pret sa më parë të shohë se ju me të vërtet po veproni, në këtë situatë.

Senatori i Nju Jorkut, Chuck Schumer, kohë më parë tha se SHBA-të mund t'i bllokojnë 50 milionë dollarë ndihma Serbisë, në se ajo nuk dorëzon Miladin Kovaçeviç-in, personin që kërkohet nga drejtësia amerikane, për rrahjen deri në "vdekje" të një qytetari amerikan me origjinë hebreike. (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›