Kakavijë, normalizohet situata në doganë
Eshte normalizuar situata ne piken e kalimit kufitar te Kakavies. Pas nderhyrjeve te pales Shqiptare, dogana greke ka hapur 6 sportele ndersa ajo shqiptare 12 sportele. Ne kete menyre eshte bere e mundur perpunimi me i shpejte i fluksit te emigranteve te cilet jane dyndur ne te dy anet e kufirit. Ora 14:30Vazhdon të jetë e njëjtë situata në pikën kufitare të Kakavijes. Radhët vazhdojnë të jenë të gjata mbi një kilometër deri në kthesën e fshatit Kakavie, ndërsa është vendosur një postbllok në aksin rrugor Gjirokastër Tepelenë në vendin e quajtur Ura e Leklit, i cili u sugjeron emigrantëve të largohen nga Shqipëria nëpërmjet Tri Urave në rrethin e Përmetit, në mënyrë që të shmangin radhët dhe konfuzionin.
Pas takimit të ndërmarrë nga Drejtoria rajonale e kufirit dhe emigracionit në Gjirokastër me palën greke këta të fundit kanë vënë në dispozicion 5 sportele, ndërsa pala shqiptare punon me 10 sportele.
Ora 10:00Në pikën e kalimit kufitar të Kakavies në orët e para të mëngjesit është krijuar një radhë shumë e gjatë me makina, rreth 1 kilometër e gjatë. Emigrantët të cilët kërkojnë të kthehen në Greqi pasi kanë kaluar pushimet pranë familjeve të tyre kanë mbi 5 orë që presin në radhë nën diellin përvëlues. Radhët janë krijuar për shkak të numrit të vogël të sporteleve me të cilët punon pala greke. Gjatë natës ka punuar vetëm me një sportel, ndërsa tani ka hapur 3 sportele por që sjanë të mjaftueshëm për të përballuar fluksin e lëvizjeve. Autoritetet e policisë shqiptare u bëjnë thirrje emigrantëve që qarkullojnë me automjetet e tyre se orari më i përshtatshëm për të lëvizur është pasditja pasi paraditja është shumë e ngarkuar.