E Diel, 1 Nëntor 2026

Sakashvili firmos paqen dhe kritikon Perëndimin

Presidenti gjeorgjian, Mihail Sakashvili, thotë se ai ka firmosur një marrëveshje armëpushimi me Rusinë të arritur me ndërmjetësimin e Francës për ti dhënë fund konfliktit në Osetinë e Jugut. Por z.Sakashvili thotë se vëndi i tij kurrë nuk do të pranojë humbje të territorit të vet.

Ai poashtu fajësoi Perëndimin që nuk anetarësoi Gjeorgjinë në Nato, duke thënë se kjo do të kishte penguar luftimet.

Zyra e udhëheqësit francez Sarkozi tha se Presidenti Mevedev i Rusisë kishte pranuar firmosjen e marrëveshjes dhe do ti përmbahej klauzolës që forcat ruse do të tërhiqen nga territori gjeorgjian.

Presidenti Bush ka th ënë se veprimet e Rusisë në Gjeorgji janë të papranueshme për vëndet e botës së lirë.

Z.Bush i cili ndodhet në Teksas pritet të bëjë një deklaratë tjetër dhe do të informohet nga Sekretarja e tij e Shtetit Kondoliza Rajs për misionin e saj në Gjeorgji. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›