Probleme nga dëbora, aksidente në rrugë në Gjirokastër

Situata e krijuar nga reshjet e dëborës dhe ngricat janë kthyer në një makth të vërtetë për qyetarët e Gjirokastrës. Vetëm përgjatë dy ditëve rreth 40 qytetarë janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit “Omer nishani” ku kanë marrë ndihmën mjekësore si pasojë e incidenteve të shkaktuar nga vështirësia e qarkullimit të qytetarëve nga ngrica. Indiferenca për pastrimin e rrugëve ka shkaktuar këto incidente për qytetarët të cilët i drejtohen spitalit me fraktura. Mjeku kirurg Murat Kaçi pohon se rreth 40 persona janë paraqitur pranë këtij pavioni ku shumica e tyre kanë pasur probleme serioze deri edhe në thyerje të kockave të krahut.
Kjo situatë vjen si pasojë e ngricave të shumta sidomos në zonën muzeale ku dora e pushtetit lokal pothuajse nuk është ndier aspak. I vetmi pastrim i rrugëve nga dëbora po kryhet vetëm nga ana e pronarëve të bisneseve ndërkohë që lëvizja në lagjet e sipërme të qytetit është e thuajse e paralizuar për automjetet.