E Diel, 1 Nëntor 2026

"Save dhe children": Çdo ditë e më shumë fëmijë në rrugë

Në mungesë të statistikave të sakta se sa fëmijë janë në situatë rruge, organizata e fëmijëve thonë se shohim çdo ditë e më shumë fëmijë në rrugët e Tiranës. Sipas një studimi të bërë nga "Save dhe children" dhe qëndrat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, aryet pse fëmijët dalin për të lypur apo shesin në rrugë është për shkak të varfësirë dhe në rastin më të keq kur detyrohen nga prindërit. Drejtoresha e progamit "Save the children" Veslemoy Naerland thotë se kur janë pyetur fëmijët nga anketuesit nëse dëshironin të shkonin në shkollë dhe jo të lypin, ata janë përgjigju me "Po". Gjetjet e këtij studimi bazohen mbi dy sektor jetike për të vegjëlit, e drejtat e arsimit dhe e drejtat e trajtimit shëndetësor të cilët ende nuk funskiojnë siç duhet.
"Përfshirja e fëmijëve në situatë rruge në sistemin e arsimit mbetet në një përqindje të ultët, shumë prej këtyre fëmijëve nuk regjistohen në shkollë ose e braktisin shkollën në një moshë shumë të hershme. Fëmijët në situatë rruge përjetojnë forma të hapura diskrimini nga shokët e tyre të shkollës por edhe nga mësuesit” ka theksuar Naerland
Ndërsa vaksniminin dhe trajtimin shëndetësor falas, këta fëmijë ende nuk e përfitojnë.
“Ka ligje që fëmijët në situatë rruge duhet të marrin shërbimin shëndetësor por kjo nuk nodhë ende. Mungojnë programet e shëndetit publik në mbështetje të fëmijeve në sitatë rruge. Shërbimi shëndetësor në të shumtën e rasteve nuk merret për shkak edhe të mundësisë së sigurimeve shëndetësore” ka shtuar më tej drejtoresha e progamit "Save the children" Naerland.
Teksa këta fëmijë përballë me feonome të tilla, janë më tepër të prirur të bëhen të dhunshëm. Nëse nuk i ofron para, ose ata të fyejnë ose zvarriten në makinë. E në të tilla raste, janë struktuar qeverisëse dhe bashkia që duhet të punojnë për të evidentuar këtë fenomen dhe të marrin masat për parandalimin e tij.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›