E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Shtetet e mëdha po pengojnë nismën serbe

 

BEOGRAD - Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç tha se “shtete të fuqishme dhe me ndikim” po përpiqen ta pengojnë draft rezolutën në Kombet e Bashkuara, e cila synon të sfidojë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. “Po bëhet gjithçka për ta penguar Serbinë në këtë votim, për të krijuar atmosferë të pafavorshme që të mbështetet rezoluta e propozuar nga Beogradi”, ka thënë Jeremiç.
Më tej Jeremiç është shprehur se Serbia do të bëjë çmos që të fitojë shumicën për të çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë çështjen e Kosovës. “Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”, tha Jeremiç.
(a.s/Balkanweb/REL)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›