E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni: Rezoluta serbe mund të sigurojë shumicën në OKB

 

PRISHTINË – Teksa pritet që në 8 tetor Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votojë projektrezolutën serbe, ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni shprehet se Serbia mund të sigurojë shumicën e votave. Hyseni ka paralajmëruar se rezoluta e Serbisë për të kërkuar mendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë, mund të sigurojë votat e mjaftueshme, pasi sipas tij sistemi i votimit në Asamblenë e Përgjithshëm është i dizajnuar që çdo rezolutë të kalojë, edhe rezoluta serbe mund të kalojë.
Megjithatë shefi i diplomacisë kosovare ka thënë se edhe nëse kalon, rezoluta nuk do të ketë pasoja për Kosovën në periudhën afatgjate. Më tej Hyseni u shpreh i bindur se Gjykata Ndërkombëtare do ta marrë një vendim të drejtë, që sipas tij është “hedhja poshtë e kërkesës serbe”.
Sipas tij, qëllimi i kërkesës serbe është riciklimi për bisedat e statusit final të Kosovës, që për Hysenin është e pamundur. Gjithashtu ai ka saktësuar se pavarësinë e Kosovës do ta njohin shumë shtete nga rajoni dhe nga Amerika Qendrore e Latine.
(a.s/Balkanweb/REL)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›